Geri Emiri

Është gazetar dhe themelues i Medias Amfora. Ka mbaruar studimet për “Gazetari dhe Komunikim” dhe ka studiuar “Marrëdhënie me Publikun”, në nivelin “Master i Shkencave”, të dyja në Universitetin e Tiranës. Ka vijuar me kualifikimet në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Ai ka punuar në disa media në internet dhe televizive. Është fokusuar në gazetarinë investigative dhe është vlerësuar me disa çmime. Me ekipin e Amforës fitoi Çmimin e Parë të Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative në Shqipëri për vitin 2024.