Kushtet e përdorimit

Përditësimi i fundit: 29 maj 2021.

Cilat janë rregullat për të komentuar dhe ngarkuar krijime?

Ne dëshirojmë që ju të ngarkoni krijime (materiale) dhe të komentoni, por kjo të realizohet në mënyrë të sjellshme dhe të ligjshme, prandaj ju lutemi që të mos postoni ose të mos ngarkoni asgjë që:

  • Është e papërshtatshme (abuzive, fyese ose përçarëse);
  • Përmban informacione personale (për ju ose dikë tjetër);
  • Është jashtë temës;
  • Është ilegale ose lidhet me veprimtari të paligjshme;
  • Vendos fëmijët në rrezik;
  • Është shpifëse (dëmton reputacionin e dikujt tjetër);
  • Shkel të drejtat e secilit (përfshirë të drejtat e privatësisë);
  • Është në kundërshtim me veprimtarinë e gjykatës apo agjencive ligj zbatuese (çdo gjë që mund të ndikojë në rezultatin e një çështje gjyqësore, hetimi etj.);
  • Është krijim i dikujt tjetër ose e kopjon krijimin e dikujt tjetër;
  • Nuk është në shqip (nëse nuk ju kemi kërkuar të komentoni në një gjuhë tjetër);
  • Është postuar për përfitimin tuaj financiar (reklamim, sponsorizim etj.);
  • Përmban “spam” (mesazhe të parëndësishme ose të papërshtatshme të dërguara në internet për një numër të madh marrësish);
  • Përmban lidhje me përmbajtje që nuk mund të shihen lehtë ose mund të jenë të pasigurta (viruse, spyware, paywalls, etj.);
  • Ose nuk përputhet me pjesën tjetër të Kushteve tona të Përdorimit.

Çfarë mund të bëjë media Amfora me përmbajtjen që ju postoni?

Ne mundemi që:

  • Të moderojmë: Mund ta rishikojmë krijimin e sjellë, ta modifikojmë, heqim ose vendosim që mos ta publikojmë atë. Në rastet kur shkelet ligji ne mund t’i referojmë ato në polici apo autoritete të tjera;
  • Mund të përdorim krijimet tuaja: Për aq kohë sa ne duam edhe nëse ndaloni së përdoruri shërbimet tona. Kjo vlen edhe për këdo që punon me (për shembull, nëse dërgoni një imazh tek Amfora.al, ne mund ta ndajmë artikullin që paraqet atë imazh me një medium vendas apo të huaj, i cili do të jetë në gjendje të bëjë të gjitha veprimet e listuara më lart);
  • Çfarë tjetër ne mundemi dhe nuk mundemi të bëjmë: Ne mund t’i lejojmë njerëzit e tjerë që të përdorin krijimin tuaj dhe ndonjëherë mund t’i lejojmë ata ta modifikojnë atë ose të bëjnë gjëra të frymëzuara prej tij. Ne nuk do t’ju paguajmë për këtë.  Zakonisht tregojmë emrin tuaj krahas asaj që postojmë, por ne nuk mund ta garantojmë atë. Ne mund të ju kontaktojmë për të kontrolluar nëse keni marrë leje për të përdorur ndonjë muzikë, imazhe, klip ose tekst në ato që ju na dërgoni;
  • Mund të ketë kushte të tjera përdorimi: Ndonjëherë ngarkimi i një krijimi në shërbimet tona nënkupton përdorimin e një mjeti të siguruar nga dikush tjetër përveç nesh. Për shembull, ju mund të përdorni “WhatsApp” për të shpërndarë krijimet tuaja. Ju mund të lexoni termat dhe kushtet që ofruesit zbatojnë për të përdorur mjetin e tyre;
  • “Të drejtat morale”: Kur ngarkoni diçka, ju hiqni dorë nga të drejtat tuaja morale për të. Kjo do të thotë që ne mund ta përdorim atë pa ju identifikuar ju si krijues. Ne bëjmë shumë kujdes për të drejtën e autorit dhe referimin e tij, por ne krijimin mund ta modifikojmë apo ndryshojmë pa lejen tuaj dhe ju nuk do të keni të drejtë të thoni që ne e kemi trajtuar atë në një mënyrë “nënçmuese”.

Moderimi i komenteve dhe krijimeve:

  • Komentet dhe krijimet e ngarkuara në faqen tonë shpesh kontrollohen për t’u siguruar që ato i përmbahen rregullave të Amfora-s për të komentuar dhe ngarkuar. Nëse nuk pajtoheni me një vendim të moderimit ju mund të bëni ankesë përmes formave tona të kontaktit;
  • Ne gjithmonë i kontrollojmë komentet përpara se të shfaqen dhe ne e quajmë këtë proces “para-moderim”. Në këto raste një moderator kontrollon çdo koment para se të shfaqet;
  • Ne mund t’i moderojmë komentet edhe kur ato raportohen nga dikush tjetër.

A mund t’i ndaj publikimet nga Amfora.al?

Po sigurisht. Ju mund t’i shpërndani artikujt apo krijimet tona nga faqja online apo rrjetet tona sociale.

  • Faqet e Amfora.al kanë një buton që ju lejon të “ndani” (“share”) një lidhje për atë faqe. Klikoni në butonin “ndani” (“share”) dhe do të shihni një listë shërbimesh, siç janë “Facebook”, “Google+” ose “Twitter”. Ne kemi zgjedhur ato që janë më të njohurat tek njerëzit që përdorin faqen tonë, teksa të gjitha shërbimet e ndarjes me të cilat kemi lidhje mund të përdoren falas;
  • Ju lutemi vini re se me kalimin e kohës prodhimi dhe mirëmbajtja e faqes sonë të internetit ndryshon, kështu që ajo që ju lidhni (“hyperlink”) mund të ketë ndryshuar ose mund të mos jetë në dispozicion pas një periudhe të caktuar kohe.

Por ju nuk mund të bëni:

Mos i përdorni krijimet tona për qëllime të dëmshme ose fyese. Më poshtë janë listuar disa veprime që mund të dëmtojnë ose ofendojnë:

  • Fyerja, mashtrimi, diskriminimi ose shpifja ndaj njerëzve;
  • Promovimi i pornografisë, duhanit ose armëve;
  • Vënia e fëmijëve në rrezik;
  • Si përdorimi i gjuhës së urrejtjes, nxitja e terrorizmit ose shkelja e ligjit të privatësisë;
  • Çdo gjë që do të dëmtonte reputacionin e Amfora.al;
  • Mos i bëj më të spikatura se përmbajtja e krijimit, pasi përndryshe mund të duket sikur po ju mbështesim;
  • Mos thuaj se ju miratojmë, promovojmë, furnizojmë ose aprovojmë. Mos i përdorni krijimet tona për qëllime politike dhe mos thoni se keni akses ekskluziv në përmbajtjen tonë;
  • Mos e hiqni ose ndryshoni njoftimin për të drejtat e autorit ose mos nënkuptoni se dikush tjetër e realizoi krijimin;
  • Mos e lidhni përmbajtjen e Amfora.al me reklama apo sponsorizime.

Gjërat që duhet të bëni:

  • Përdorni versionin e fundit të publikuar të krijimit. Mos hiq asnjë etiketë apo lidhje të ngarkuar në të dhe sigurohuni që përmbajtja të shfaqet me saktësi.
  • Shtoni njërën prej këtyre krediteve (nëse krijimet nuk kanë një të tillë):

Burimi – Publikimet e Amfora.al

www.amfora.al/

www.amfora.al – © të drejtat e autorit [viti vendoset këtu] Amfora.al

  • Nëse është e mundur, shtoni një lidhje lidhëse në vendndodhjen origjinale dhe sigurohuni që të funksionojë.

A mund ta përdor përmbajtjen e Amfora.al?

Po sigurisht. Ju mund t’i përdorni përmbajtjet tona dhe t’i ri publikoni, por vetëm në përputhje me kërkesat e mëposhtme:

  • Ri publikimi i materialeve të “Amfora”-s mund të bëhet me kushtin që emri i autorit, publikimit dhe medias të citohen qartë dhe dukshëm;
  • Në rast të shkrimit të lajmeve nga mediat e tjera me referencë nga “Amfora.al”, ne parapëlqejmë që këto lajme të jenë konform standardeve tona, pra të jenë të paanshme, objektive dhe etike;
  • “Amfora.al” vijon të zotërojë të drejtën e autorit për materialet e veta dhe në rast ri publikimi të dytë (një material i joni i ri publikuar nga një media tjetër dhe më pas nga një media tjetër), duhet të respektojë të njëjtat kritere me ri publikimin e parë;
  • Ne rezervojmë të drejtën për të kërkuar fshirjen e ri publikimit aty ky është e mundur në rast se kriteret e mësipërme nuk respektohen;
  • Media Amfora rezervon të drejtën e revokimit të së drejtës së ri publikimit në rast se vëren abuzime me këtë të drejtë;
  • Me abuzim ne nënkuptojmë përdorimin e fakteve të raportuara prej nesh në mënyrë selektive, të njëanshme, jashtë kontekstit apo spekulative;
  • Ju do të duhet të merrni lejen tonë së pari përmes formave tona të kontaktit vetëm për përdorimet fitimprurëse, kryesisht për qëllime biznesi dhe ju mund të duhet të paguani një tarifë.

SHËNIM: Kushtet e Përdorimit të shënuara më lart janë të vlefshme edhe për faqet e tjera të Medias Amfora në mediat sociale dhe platformat e ngjashme.