Puna në hije e aktivistëve të “mikut besnik”
“Zëri i Kulturës” / Episodi 12
Ky episod i serisë së podcasteve “Zëri i Kulturës” ka në fokus disa prej miqve më të veçantë të njeriut, kafshët endacake.
Kjo seri “i jep zë” atyre që nuk mund të flasin drejtpërdrejtë me ne, përmes asaj që njihet nga të gjithë kafshë dashësit në Durrës apo Fier, si “Xheni”, por emrin e plotë e ka Gjenovefa Hasanaj-Müller. Dashuria për kafshët e rrugës e ka lidhur që herët me to dhe përkujdesin ndaj tyre e ka përhapur edhe tek kafshë dashësit e tjerë.
“Xheni Müller” prej 6 vitesh e ka ndarë pasionin e saj midis Shqipërisë dhe Zvicrës, duke themeluar shoqatën “JETA, Tier und Mensch” (“JETA, Kafshët dhe Njerëzit”).
Çdo ditë aktivistët e shoqatës dhe kafshë dashësit në Durrës e Fier, nga qendrat urbane deri në skutat e periferisë identifikojnë kryesisht qentë endacakë dhe kujdesen për t’i ushqyer.
Ata punojnë edhe për sterilizimin dhe kastrimin e kafshëve të rrugës, duke i trajtuar në klinika veterinare, për t’i rikthyer më pas në zonën e tyre apo për t’i adoptuar nga kafshë dashësit.
Ndiqni podcastin për të mësuar më shumë për punën e aktivistëve, por edhe mbi kulturën e shoqërisë sonë në trajtimin e tyre.
Kafshët endacake në strehën në Shkozet. Foto: Gjenovefa Hasanaj-Müller Ushqimi për kafshët endacake. Foto: Gjenovefa Hasanaj-Müller
Autor: Geri Emiri.
Producente Podcast-esh: Livia Kreko.
Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.