“Buzëqesh me 2022”, nisma e bamirësisë në Durrës

Për të pestin vit radhazi të rinjtë, organizatat, qytetarët dhe bizneset në qytetin e Durrësit i janë bashkuar kauzës për të ndihmuar personat në nevojë ekonomike. 

Fokusi i nismës së bamirësisë ishte tek familjet në të gjithë qytetin, duke nisur pranë qendrës dhe deri në periferi, në zonën e Spitallës, Porto-Romanos, Ish-Kënetës, Shkozetit dhe Plazhit.

Organizatorët duke përgatitur pakot ushqimore. Foto: Livia Kreko

47 familje u ndihmuan me pako ushqimore dhe fruta, si edhe me veshje të dhuruara dhe aksesorë të tjerë. 

Video e aktivitetit të bamirësisë. Përgatiti: Griseld Hoxha.

Nismës ju bashkuan qytetarë, aktivistë, Organizata të Shoqërisë Civile dhe biznese, duke dhuruar ushqime ose rroba. Dhurimet monetare ishin në vlerën 100 mijë lekë dhe u konvertuan në ushqime dhe fruta, që ju shpërndanë familjeve në nevojë.

Fëmijëve ju shpërndanë lodra dhe arusha prej pellushi. Foto: Griseld Hoxha

Nisma e bamirësisë u ndërmor nga Organizatat Jo-fitimprurëse dhe aktorët e tjerë, si Media Amfora, Grupimi “Bicycle Durrës”, “Albanian Centre for Education, Tourism and Entrepreneurship – CEAPAL”, CSDC Durrës (Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile), Qendra Durrësi Aktiv, Organizata “JETA Tier und Mensch” (JETA Kafshët dhe Njerëzit), Ofiçina e Turizmit dhe biznesi “Gerti Decoration”.

Shpërndarja e pakove ushqimore në një familje në zonën e Ish-Kënetës. Foto: Griseld Hoxha

Ata falënderuan të gjithë qytetarët dhe bizneset që ju përgjigjën thirrjes së tyre, duke dhuruar shpresë dhe ngrohtësi në fund vit për familjet në nevojë.

________

________

Foto në krye: Fëmijë pranë pakove ushqimore që u shpërndanë në fund vit. Foto: Griseld Hoxha