MuZEH Lab

“Zëri i Kulturës” / Ep. 3

https://soundcloud.com/amfora-al/muzeh-lab
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat: SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al

“MuZEH Lab”, thjesht një muze klasik apo edhe një laborator kreativ?! Hapësira më e re kulturore e krijuar në qytetin e Durrësit sjell një muze bashkëkohor që synon që përmes ekspozimit të objekteve të së shkuarës të kthehet në një ambient kreativ që bëhet shkëndi për të gjeneruar ide tek të rinjtë, rreth artit, trashëgimisë kulturore apo edhe aksioneve komunitare.

Themeluesja e saj, Dorina Xheraj-Subashi, rrëfen për nismën që synon aktivizimin e të rinjve dhe komunitetit në raport me kulturën. Mësoni edhe rreth pasioneve të shoqërisë sonë lidhur me objektet e së shkuarës, a vijon ajo të ruaj me fanatizëm copëza të së shkuarës, përfaqësuar nga objekte të ndryshme.

Një pjesë e ambienteve të MuZEH Lab. Foto: Livia Kreko/ Amfora.al.

Autor: Geri Emiri

Producente Podcast-esh: Livia Kreko

Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar