“Buzëqesh me 2022”, thirrja për nisëm bamirëse në Durrës

Për të pestin vit radhazi të rinjtë në qytetin e Durrësit i janë bashkuar kauzës për të ndihmuar personat në nevojë ekonomike. Fokusi i të rinjve këtë vit do të jetë kryesisht në fshatrat e

Për të pestin vit radhazi të rinjtë në qytetin e Durrësit i janë bashkuar kauzës për të ndihmuar personat në nevojë ekonomike. Fokusi i të rinjve këtë vit do të jetë kryesisht në fshatrat e Durrësit, ku një pjese të madhe të familjeve përballen me sfida ekonomike dhe i janë dëmtuar banesat si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Kësaj nisme mund t’i bashkohen të gjithë qytetarët, duke dhuruar ushqime ose rroba që nuk i nevojiten më. 

Ndihmat në formë dhurate do të mblidhen tek rruga “Agostin Serreqi”, Durrës, në zyrat e CSDC Durrës (Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile), nga ora 09:00-16:00, deri më datë 28 dhjetor, për tu shpërndarë një ditë më pas. 

Për më shumë mund të kontaktoni në numrin e celularit 0692936395 apo të shkruani në Facebook në faqet e organizatave të përmendura më poshtë.

Nisma e bamirësisë ndërmerret nga Organizatat Jo-fitimprurëse dhe aktorët e tjerë, si Media Amfora, Grupimi “Bicycle Durrës”, “Albanian Centre for Education, Tourism and Entrepreneurship – CEAPAL”, CSDC Durrës (Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile), Qendra Durrësi Aktiv, Organizata “JETA Tier und Mensch” (JETA Kafshët dhe Njerëzit), Ofiçina e Turizmit dhe biznesi “Gerti Decoration”.

________

Foto në krye: Fëmijë në fshatin Rrushkull, duke futur në oborrin e banesës një çantë me batanije, në nismën e ndërmarrë në fund të vitit 2019. Foto: Media Amfora.