Instalacioni “After party”

“Zëri i Kulturës” / Ep. 2

https://soundcloud.com/amfora-al/after-party-zeri-i-kultures-ep2-1
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat: SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al

Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 me epiqendër në Durrës artisti bashkëkohor Ivo Moja gjeti forcën të ulërasë për shkatërrimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Instalacioni “After party” që artisti Moja sjell kërkon të thërrasë në ndërgjegjen kolektive përgjegjësinë e përbashkët ndaj shkatërrimit të trashëgimisë kulturore dhe brishtësisë së saj përballë kërcënimit modern.

Paraqitja groteske e një imazhi të copëtuar të Mbretëreshës Teuta, dora e pajetë e artistit që shpreh gjithë dramën e shpirtit të tij pranë veprës së vet të pambaruar, përbën një metaforë të luftës shpesh të pashpresë për mbijetesë të monumenteve të së kaluarës përballë zhvillimit të vrullshëm të qytetërimit modern.

Mësoni më shumë duke ndjekur podcastin “After party”, me të ftuar skulptorin Ivo Moja, seria e dytë të podcast-eve “Zëri i Kulturës”.

Autor: Geri Emiri.

Producente Podcast-esh: Livia Kreko.

Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.