Të njohim historinë e Durrësit – TUR KULTUROR FALAS

Media Amfora në kuadër të aktiviteteve që nxisin njohjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e saj, do të organizojë një tur kulturor falas për të gjithë qytetarët.

Turi kulturor do të organizohet në qytetin e Durrësit më datë 10 Tetor 2021 – E dielë, ora 09:30 – 12:00. Vendi i takimit: Muzeu Arkeologjik Durrës.

“Guida arkeologjike Epidamnus-Dyrrachium-Durrës”:

 Do të vizitojmë sitet arkeologjike dhe muzetë përfaqësuese të periudhave:

1. Periudha arkaike, klasike dhe qytetare Ilire. Shek. 8-3 p.e.s. – VIZITË NË MUZEUN ARKEOLOGJIK DURRËS;

2. Periudha Romake. Shek. 2 p.e.s. – 6 e.s. – VIZITË NË AMFITEATRIN ROMAK;

3. Periudha Bizantine. Shek. 7 e.s. – 13 e.s. – VIZITË TEK MURET RRETHUESE TË QYTETIT;

4. Periudha Venedikase Shek. 13 e.s. – 15 e.s. – VIZITË TEK TORRA;

5. Periudha Osmane Shek. 15 e.s. – 19 e.s. – VIZITË TEK MUZEU ETNOGRAFIK;

6. Periudha e Rilindjes Kombëtare Shek. 19 e.s. – 20 e.s. – VIZITË TEK KISHA SHËN LUÇIA

7. Periudha moderne – VIZITË TEK MUZEHLAB.

Në guidë parashikohen 7 ndalesa për çdo periudhë, me nga rreth 20 minuta në çdo ndalesë dhe turi zgjat në total 140 minuta.

Pas turit Media Amfora ju fton në një takim kafeje, për të folur për përshtypjet dhe për të dhënë sugjerime për raportimin dhe angazhimin së bashku me komunitetin.

Nisma përkon me ndërgjegjësimin e qytetarëve për bashkëpunimin me Median Amfora, në platformën për “Raportimin e qytetarëve të angazhuar”. Ky aktivitet po zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën Muzeore Durrës dhe MuZEH Lab.

Kliko më poshtë dhe gjej vendin e takimit në hartë:

https://goo.gl/maps/9KVBRxDK6VHucc4k8