Shkelet vendimi i gjykatës, derdhet beton pranë gjetjeve arkeologjike tek “Veliera”

VËZHGIM/

Zbatimi i projektit “Veliera” në qytetin e Durrësit, përveç kritikave se po ndërtohet një shesh luksoz, me vlerë 6 milion dollar, vuri përsëri në provë ministrinë e Kulturës dhe bashkinë Durrës, mbi aftësinë e saj për të ruajtur gjetjet arkeologjike.

Themelet e një godine të periudhës osmane, dy topa lufte dhe disa dhjetëra predha sferike guri për hedhje me katapultë, ishin gjetjet arkologjike që rrezikonin të zhdukeshin, pasi mbi to ishin ngulur pilota për ngritjen e themeleve të “Velierës”.

Pas ankimit për pezullimin e punimeve për këtë shesh, që u bë nga shoqëria civile, e cila ju bashkua një javë më parë marshimit-protestë të qytetarëve të Durrësit, kundër punimeve për ndërtimin e sheshit “Veliera” pranë gjetjeve arkeologjike, Gjykata Administrative Durrës, me datë 16 shkurt 2017, vendosi pezullimin e punimeve në pjesën e sipërme të projektit.

Pikërisht në pjesën ku u zbuluan gjetjet arkeologjike dhe që përcaktohet si zonë arkeologjike e kategorisë A, që nuk lejon asnjë ndërtim në këtë zonë.

Por ditën e sotme, 20 shkurt 2017-të, firma që po kryen zbatimin e projektit ka vijuar punimet dhe ka mbushur me beton pilotat që do të shërbejnë për ngritjen e themeleve të “Velierës”.

Betoni ka shkuar deri pranë gjetjeve arkeologjike dhe shumë pranë murit rrethues të qytetit, mbuluar përgjatë kryerjes së punimeve.

Amfora.al vërtetoi se ky fragment i murit është mbuluar disa ditë përpara se të lidhej kontrata midis bashkisë Durrës dhe institucioneve të kulturës, për monitorimin arkeologjik të zonës.

Geri Emiri

Është themelues dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Amfora. Ka mbaruar studimet për “Gazetari dhe Komunikim” dhe ka studiuar “Marrëdhënie me Publikun”, në nivelin “Master i Shkencave”, të dyja në Universitetin e Tiranës. Ai ka punuar në disa media në internet dhe televizive. Ka vijuar me kualifikimet në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Ai është vlerësuar me disa çmime, duke përfshirë Çmimin e BE-së për Gazetarinë Hulumtuese në Shqipëri, vendi i dytë, për vitin 2020. Ai është angazhuar prej vitesh si aktivist dhe ka ndërmarrë disa nisma për të përmirësuar jetën e komunitetit në Durrës. Është fokusuar në gazetarinë investigative dhe mbështetjen e aktivistëve.

Komentet e më hershme

  1. Kuku per neve po qfar poplli ishmi kan jem tu e bae si isisi historin ton tu e zhduk reagoni shqiptar se armikun e kem brenda shpis e fjala popullore thot pastroje ma se pari shpin brenda pastai aborrin…..!

  2. Ky eshte nje milion here KRIM I MADH dhe jam shume e INDINJUAR edhe per ate qe i ka ndodhur dhe po ndodh ne Muzeu Arkeologjik te Durresit qe jane vjedhur Monumente Historike Ilire , katacombe pellazge… dhe per keto qe kam degjuar ketu. Ky sistem nuk ka rrespekt per te kaluaren e Qytetit te Dyrrahut, per jeten dhe generacionet e shkuara dhe ato te se ardheshme. Nuk kane rrespekt per Punen e personave Profesionist te Arkeologjise se qytetit tone, per Historikun, sakrificat, enderrat e ketyre Specialisteve Historian te apasionuar ne kete fushe! Punen dhe detyren si qytetar dhe Shqipetar për një identitet kulturor më të pasur dhe ruajtjen e memorjes Kombëtare. Do te na qeshe bota dhe nuk do te na falin Generacionet e Ardheshme te Popullit Shqipetar. Une do te proposoja per nje zgjidhje shume inteligjente. Firma qe po ben punimet e ketij sheshi gjigant te projektonte nje projekt trasparent. Ku do te thote qe: Ato munden te vendosin paneli dhe te shtojne Binare ku te vendosin Xhame me trashesi te shpeshte ku mund te duken rrethinat e lashta te qyteterimin Iliri… Ne menyre qe njerezit qe ecin siper Xhamave qe do te behet Sheshi i madh mund te shikojne poshte Pasurite e lashta te eksistences dhe identitetit te ilireve te pareve tane… Poshte mund te ndertojne rruge qe te sherbejne si Muzeum nentokesore… ku te vijne te gjithe turistet e botes dhe te manhiten me nje veper te tille ku dimostron kulturen e qytetit Dyrrah dhe kulturen e civilizimit te Durresit sot dhe te gjithe Kombit Shqipetar. Kjo do te ishte per mua nje zgjidhje e mrekullueshme… Por jo te hedhin beton te varrosin kulturen pellazge. TURPI I MADH…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109