Parkimet nëntokësore rikthejnë fantazmën e rrafshimit të arkeologjisë në Durrës

Bashkia Durrës ka propozuar ndërtimin e 3 parkimeve nëntokësore, përfshirë një pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, në një zonë ku janë dokumentuar struktura arkeologjike të periudhës romake. Megjithëse projekti ka avancuar, institucionet nuk kanë sqaruar ende se çfarë masash do të merren për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike gjatë ndërhyrjeve, duke rrezikuar rrafshimin e tyre.

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”: Banorët kundër projektit të rivitalizimit 

Projekt-ideja për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit përfshin analizën e 434 ndërtesave të lagjes “Kala”, si bazë për ndërhyrjet e propozuara në zonën historike. Ndërsa institucionet e paraqesin rivitalizimin si një ndërhyrje për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e zonës, banorët kundërshtojnë mënyrën e trajtimit të objekteve, ndikimin mbi pronat dhe ndryshimet që mund të sjellë në një lagje të banuar prej brezash.

Raporti i KLSH-së evidentoi problematika me fondet publike dhe investimet e Ministrisë së Kulturës

Kontrolli i Lartë i Shtetit evidentoi problematika në politikat, financimet dhe investimet në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, gjatë auditimit të (ish-)Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Gjetjet prekën nga Strategjia e Kulturës dhe financimi i projekteve artistike, te Bonusi i Rijetëzimit dhe ndërhyrjet në disa objekte të trashëgimisë kulturore.

Dy vite pas zbulimit, gjetjet arkeologjike tek Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” po degradohen

Dy vite pas zbulimit të strukturave arkeologjike në territorin e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës, gjetjet janë lënë të mbuluara nga bimësia dhe të ekspozuara ndaj faktorëve atmosferikë që rrezikojnë degradimin e tyre. Teksa ndërtesa e gjimnazit u shemb pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ende nuk është vendosur për kushtet e rindërtimit të tij.

Xhamia e Muradies, hijeshia e një monumenti që sfidon kohën

Xhamia e Muradies është një nga monumentet më të vyera të trashëgimisë kulturore në Vlorë, duke ruajtur ndër shekuj vlerat historike, arkitekturore dhe shpirtërore. Hijeshia që e dallon dhe historia që mbart e kanë shndërruar në një prej simboleve më përfaqësuese të qytetit.