Superliga e Basketbollit për Meshkuj, Teuta Basket fiton bindshëm ndaj Kamzës 

Janë luajtur gjatë fundjavës ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të Superligës në Basketboll për Meshkuj. Teuta Basket e ka mbyllur me fitore bindëse këtë fazë të superligës, duke u renditur në vendin e dytë me 11 fitore dhe 9 humbje, ndërsa fokusi i skuadrave është përqëndruar tani i gjithi tek “playoff”-et. 

Ekipi Teuta Basket. Foto: Media Amfora

Pasditen e së shtunës në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës u luajt ndeshja mes Teuta Basket dhe ekipit të Kamzës, që ishte edhe testi i fundit për djemtë e detit përpra fazës së “playoff”-it. 

Teuta korri një fitore të merituar, pasi e gjithë ndeshja u komandua nga dursakët dhe përfundoi me rezultatin 107-65. Në këtë ndeshje u dalluan basketbollistët, Powell, me 33 pikë dhe kapiteni i skuadrës, Kristi Gorea, me 25 pikë.  

Ndeshjet e tjera të luajtura në javën e 20-të Superligës ishin, Besëlidhja-Tirana, që përfundoi me rezultatin 88-70 dhe Vllaznia-Apolonia. 

Deri në këtë fazë të Superligës renditja e skuadrave është: Besëlidhja me 39 pikë, Teuta me 31pikë, Tirana me 28 pikë, Vllaznia me 26 pikë dhe Kamza Basket me 24 pikë.