Në gjurmët e prehistorisë dhe të Durrësit ilir

 “Kultura në 1 Minutë” / Episodi 2

Në serinë paraardhëse të serisë së videove “Kultura në 1 Minutë” trajtuam themelimin e qytetit nga mbreti ilir Epidamni, referuar legjendës së përcjellë nga Apiani. Por si nisi jeta në bregdetin e Durrësit sipas gjetjeve arkeologjike?

I gjithë bregdeti i Durrësit, që nga Kepi i Palit në veri, deri në Kepin e Lagjit në jug, ka qenë i banuar që në kohën e Neolitit të Vonë, pra rreth 6000 vjet më parë.

Për të mësuar se cila është rëndësia e gjetjeve arkeologjike në Kepin e Palit dhe për të saktësuar momentin e themelimit të qytetit të Durrësit, me zbarkimin edhe të kolonëve grek, në video ndiqni edhe intervistën e arkeologut Rudenc Ruka. 

Zbulimi i varreve ilire në fshatin Hamallaj, që datojnë në shekullin e 12 p.e.s., gjetja e qeramikës devollite brenda në qytet, që daton midis shekullit 9 dhe 8 p.e.s. dhe e disa objekte arkaike të shekullit të 7 p.e.s., sugjerojnë se qyteza e Durrësit ka qenë e formuar nga popullsitë ilire shumë kohë përpara se këtu të zbarkonin kolonët grek.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

_________

Producent dhe narrator: Geri Emiri

Informacioni historik: Dorian Hatibi

Video-produksioni: Arlind Veshti

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca:

Pojani I; Gjipali I; Parangoni I; Martini J; Cako R. Report: Excavation in Cape of Pala. Prehistoric settlement. December, 2007; Pojani, Iris. Recent archaeological discoveries in Albania. Tiranë, 2013, f. 134; Gjipali, Ilir. Epoka e Gurit dhe Shqipëria. Tiranë, 2012, f. 231; Prendi, Frano; Bunguri, Adem. Studime për prehistorinë e Shqipërisë. Tiranë, 2014, f. 208;

Hoti, Afrim. “Rezultatet e gёrmimeve tё vitit 1981”. Iliria 1982, vëll. 1, f. 255-256; Zeqo, Moikom. “Aspekte të Artit të Lashtë  në Durrës”. Iliria Nr. 2 – 1989; f. 87; Toçi, Vangjel. Kërkime Arkeologjike (Përmbledhje artikujsh shkencorë). Durrës, 2020. f. 231

Apiani, “Histori e Romës”, “Lufta Civile”, Libri 2, kapitulli 39. Marrë nga përkthimi i transliteruar i Horace White M.A.,Ll.D., Vëll. 3. Harvard University Press. Londër 1914.

SHËNIM: Kjo seri videosh informuese do të zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Përmbajtja e shfaqur dhe pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e autorëve.


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109