A duhet të rivendoset shatërvani i Durrësit?!

Media Amfora fton herë pas here audiencën që të raportojë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Plotësoni pyetësorin më poshtë në kuadër të ciklit “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar” dhe na ndihmoni të raportojmë së bashku.

Në fillimin e vitit 2015 shatërvani historik në qendër të Durrësit u kthye në mollë sherri midis bashkisë dhe shoqërisë civile, të cilët kundërshtonin heqjen nga sheshi të objektit 85-vjeçar.

Shatërvani në sheshin “Liria” ishte i rrethuar nga një lulishte në stilin neoklasik. Ai i takonte viteve 1930, i ndërtuar në kohën e monarkisë dhe cilësohej si më i vjetri që kishte mbetur në Shqipëri nga kjo periudhë.

Pavarësisht protestave për mos heqjen e shatërvanit që ishte pjesë e memories kolektive të çdo durrsaku prej disa brezash, ai u largua nga Bashkia Durrës për ta rikonceptuar sheshin e ri të qytetit.

Zyrtarët e Bashkisë Durrës në atë kohë premtuan se shatërvani do të zhvendosej në një shesh tjetër dhe struktura kryesore u zhvendos në ambientet e Portit Durrës. Kur kanë kaluar 7 vite nga kjo ngjarje, Media Amfora kërkon të mësojë opinionin e qytetarëve nëse shatërvani duhet rikthyer në një shesh tjetër të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 12 shkurt 2023, ora 24:00

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar