Mjeshtri i varkave

“Zëri i Kulturës” / Episodi 8

https://soundcloud.com/amfora-al/mjeshtri-i-varkave-zeri-i-kultures-ep-8

Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës

Qyteti turistik i Durrësit shquhet për vlerat historike dhe arkeologjike, por suveniret me simbolet e tij janë shumë të pakta dhe kryesisht prodhohen në qytetet e tjera ose importohen nga Republika e Kinës.

Në grupin e artizanëve durrsakë që sot numërohen me gishtat e dorës është edhe Met Lila, apo siç e njohin, usta Meti. Ai sot është 71 vjeç dhe për asnjë ditë nuk ka reshtur së punuari drurin, nga i cili prodhon varka dekorative të madhësive të ndryshme.

Në këtë seri të podcasteve “Zëri i Kulturës” do të njihemi me punimet e veçanta të anijeve dekorative prej druri dhe sfidat me të cilat përballen artizanët.

Autor: Geri Emiri
Producente Podcast-esh: Livia Kreko

Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109