Diskutim për banesat “monument kulture” – Midis ekspertëve, banorëve dhe komunitetit

Media Amfora ka kënaqësinë t’ju ftojë në një bashkëbisedim të hapur me ekspertë të trashëgimisë kulturore, restaurues, pronarët/banorët e shtëpive të listuara si “monumente kulture”, por edhe komunitetin e këtyre qyteteve apo vizitorët, që të ndajnë shqetësimet e tyre në lidhje me rrezikun që u kanoset këtyre banesave të trashëgimisë kulturore.   

Qëllimi i takimit është diskutimi mbi banesat me status “monument kulture”, vëmendja që i kushtohet atyre, ndërhyrjet restauruese dhe nevojave që ato kanë. Ne do të diskutojmë tema që lidhen me:

  • Shtëpitë e shpallura monument kulture në Berat dhe Gjirokastër; 
  • Banesat tip “kullë” të ndërtuara kryesisht në veri të vendit;
  • Vilat e ndërtuara në fillim të shekullit të kaluar në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Durrës;
  • Shtëpitë muzeale ku kanë jetuar njerëz të shquar.

Por edhe çështje të tjera që lidhen me banesat “monument kulture”.

Klikoni këtu e gjeni linkun e takimit përmes platformës Zoom, datë 17 Nëntor/ E mërkurë – Ora 18:00

Sugjerimet e marra do të përfshihen në një artikull të thelluar që synon njohen e gjendjes së tyre në të gjithë vendin. Ato do të bashkohen me informacionet e marra nga audienca përmes platformës së quajtur “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar” – që synon mbledhjen e opinioneve, denoncimeve dhe sugjerimeve të komunitetit dhe ekspertëve për tema që Media Amfora mund t’i raportojë. Na ndihmoni që të pasqyrojmë opinionin tuaj, duke plotësuar formularin këtu.

Përgjigjet tuaja i presim deri më 30 nëntor, ora 24:00.

Bashkohuni me ne në grupin e diskutimit “Busulla e trashëgimisë” në Facebook.