Strategu që ringriti Durrësin në errësirën mesjetare

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 10

Mesjeta e Hershme nuk ishte një periudhë e mirë për asnjë qytet europian, përfshirë edhe Durrësin. Ato ishin përballur me pasojat shkatërrimtare të dyndjeve të disa popujve në Ballkan.

Durrësi ishte kthyer në një qytet të thjeshtë, por gjithçka ndryshoi pasi longobardët pushtuan Ravenën dhe bizantinët u detyruan të spostonin flotën detare në Durrës dhe vunë në krye, Leo Ravduhun.

Ai ishte një fisnik vendas dhe e drejtoi qytetin për të paktën 20 vjet, midis shekujve 9 dhe 10, që shënuan dy dekadat më të lavdishme të qytetit në Mesjetën e Hershme.

Për të mësuar më shumë për të dhe monumentet që rindërtoi apo ndërtoi në qytet, ndiqni videon ku studiuesi i historisë së Durrësit, Dorian Hatibi, sjell detaje dhe fakte pak të njohura.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar në krye.

________

Producent dhe narrator: Geri Emiri
Informacioni historik: Dorian Hatibi
Video-produksioni: Arlind Veshti

Kjo seri videosh informuese po zhvillohet me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Mendimet dhe opinionet e shprehura në video i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca: 1. Porfyrogjeneti, Konstandin: Burime tregimtare bizantine pёr historinё e Shqipёrisё shek. X-XV. Tiranё. 1975;
2. Stephenson, Paul: Byzantium’s Balkan Frontier A Political Study of the Northern Balkans, 900- 1204. Cambridge, 2004;
3. Ferluga, Jadran: Drač i dračka oblast pred kraj X i početkom XI veka;
4.  Karaiskaj, Gjerak: Kalaja e Durrёsit nё Mesjetё. Monumentet, faqe 13. Tiranё. 1977;
5.  Fine John V.A.: The early medieval Balkans. University of Michigan, 1991.