A jeni artizan? Ndani vështirësitë tuaja me krizën e çmimeve

Media Amfora fton herë pas here audiencën që të raportojë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe mjedisin. Plotësoni pyetësorin më poshtë në kuadër të ciklit “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar” dhe na ndihmoni të raportojmë së bashku.

Artizanati është një nga profesionet e para të njeriut, fokusuar tek punimi i veglave të punës dhe gjuetia për t’u ushqyer. Me modernizimin e proceseve të prodhimit, ky zanat i hershëm sa vetë origjina e njeriut është përballur me përshtatje të reja.

Por pandemia e COVID-19 dhe rritja e çmimeve pas agresionit rus ndaj Ukrainës ka krijuar një situatë të re ekonomike për mjeshtrat e punimeve me dorë. Ne duam të mësojmë më shumë për situatën tuaj ekonomike dhe profesionale, për të raportuar ndikimin që ka sjellë rritja e çmimeve në aktivitetin tuaj.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 13 shkurt 2022, ora 24:00

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109