Policia arrestoi një shqiptar nga Kosova që po trafikonte 7 vepra arti

Policia arrestoi një 32-vjeçar nga Kosova që teksa po kalonte në Portin e Durrësit ju gjetën në bagazhin e automjetit 7 skulptura të dyshuara si vepra arti, që mendohet se do t’i trafikonte.

Policia arrestoi një 32-vjeçar nga Kosova që po kalonte në Portin e Durrësit me 7 skulptura të dyshuara si vepra arti, që mendohet se do të trafikoheshin me qëllim fitimin.

Burri me inicialet V. B., banues në Kosovë, u ndalua për kontroll të detajuar dhe nuk mundi të justifikonte me dokumenteorigjinën e tyre dhe pronësinë e skulpturave që ju gjetën.

Policia dyshon se objektet e gjetura në bagazhin e automjetit janë vepra arti dhe e referuan rastin për veprat penale, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Ky nuk është rasti i parë muajt e fundit ku policia ndalon persona që dyshohen se po tentonin të trafikonin vepra arti.

Në gusht të vitit 2021 gjatë operacionit policor të koduar “Ikona”, një 45-vjeçari ju gjet një vepër arti që mendohet se i përket periudhës bizantine, që dyshohet se e kishte vjedhur në një kishë dhe do e shiste kundrejt parave. 


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109