Shkëlqimi dhe rrënimi i Urës së Zogut

“Kultura në 1 Minutë”/ Episodi 24

Ura me “Harqe e Milotit”, “Ura e Matit” apo “Ura e Zogut” mbetet unike në stilin e saj. Ndërtimi përfundoi më 14 maj të vitit 1927 dhe lidhte të gjithë Shqipërinë e zonës së nën Matit me zonat veriore.

Nismëtari i saj ishte mbreti Ahmet Zogu, në nder të të cilit ura 478 metra e gjatë njihet edhe si “Ura e Zogut”.  Ajo është e tipit të varur dhe mbetet e veçantë për shkak të ndërtimit në atë kohë me betonarme dhe hekur. 

Për më shumë ndiqni videon e publikuar këtu

Njëra këmbë e urës tashmë gati një shekullore ka çeduar dhe ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin dhe qëndrueshmërinë e strukturës. Falë aktivizmit të të rinjve ura monument kulture shumë e rrezikuar u shpall nga organizata “Europa Nostra” një nga 7 monumentet më të rrezikuara për vitin 2022.   


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109