Familja Kaçulini: Patriotë të shquar dhe arsimdashës

“Kultura në 1 minutë” / Episodi 21

Stefan Kaçulini ishte një prej trashëgimtarëve të Familjes Kaçulini, me origjinë nga Shkodra. Ai lindi në Durrës dhe kur mbushi 22 vjeç nisi të drejtojë grupe të vogla për mësimin e gjuhës shqipe, e cila ishte e ndaluar.

Në vitin 1903 ai hapi një kartoleri që pati rol kyç në luftën për pavarësi që zhvillohej në Durrës dhe ishte një nga themeluesit e Klubit Patriotik Vëllazëria dhe Bashkimi. Përveç kontributit të tij të shquar patriotik edhe bashkëshortja, Maria, u përkushtua në zhvillimin e arsimit në Durrës.

Mësoni më shumë për historinë e Familjes Kaçulini përmes videos së publikuar në krye dhe intervistës me një prej trashëgimtarëve të saj, Aurel Kaçulini. Klikoni këtu dhe mësoni për historinë e përmbledhur të familjes, që nga momenti i ardhjes në Durrës dhe deri në ditët e sotme, duke u njohur me figurat që lanë gjurmë në lëvizjen patriotike, jetën politike, shoqërore dhe në sferën e arsimit dhe mjekësisë. 

_________

Producent dhe narrator: Geri Emiri

Informacioni historik: Dorian Hatibi

Video-produksioni: Arlind Veshti

Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë” publikon herë pas here historikun e përmbledhur të familjeve të vjetra të Durrësit. Klikoni KËTU dhe ndiqni të gjitha publikimet e kategorisë “Qyteti që Rrëfen”.

Publikimi në krye u realizua nga Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë”, në kuadër të projektit “Qyteti që Rrëfen”, me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC dhe në bashkëpunim me Median Amfora. Mendimet dhe opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e donatorit”.

Media Amfora publikon herë pas here video të ciklit të shkurtër informues për historinë dhe trashëgiminë kulturore. Klikoni KËTU dhe ndiqni të gjitha publikimet e kategorisë “Kultura në 1 Minutë”.

Foto në krye: Pjesë nga video e publikuar.

Referenca:

  1. Arkivi Qendror i Shtetit. Gf.3. Fo.235. Viti 1937. Dok. 198;
  2. Arkivi Qendror i Shtetit. Gf.1. Fo.489. Viti 1962. Dok. 51;
  3. Hidri. Sali: Stefan Kaçulini në lëvizjen patriotike durrsake. Toena. Tiranë. 2004.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109