Turistë të përgjuar

“Zëri i Kulturës” / Episodi 4

Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës

Përpara viteve’ 90 Shqipëria ashtu si në çdo sektor edhe turizmin e menaxhonte përmes ndërmarrjeve shtetërore. “Albturist” ishte Enti Turistik Shqiptar që menaxhonte turizmin në Shqipëri dhe kujdesej për turistët e huaj që vizitonin vendin.

E krijuar në vitin 1956 ajo koordinonte logjistikën, menaxhimin dhe propagandimin e turizmit tek turistët e huaj që vizitonin të ashtuquajturën Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë.

Kujtimet e së shkuarës janë rikthyer përmes ekspozitës “Turistë të përgjuar”. Si përgjoheshin turistët e huaj?! Si propagandohej Shqipëria si një markë turistike tek ata?!

Dëgjoni podcast-in me ideatoren e ekspozitës, Brunilda Liçaj, pedagoge në Departamentin e Turizmit në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, që rrëfen rreth turizmit të përgjuar dhe qëllimit të ekspozitës.

Autor: Geri Emiri
Producente Podcast-esh: Livia Kreko
Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

_____________

*Foto në brendësi të posterit në krye: Edon Qesari.