Të drejtat digjitale

“Zëri i Kulturës” / Episodi 9

https://soundcloud.com/amfora-al/te-drejtat-digjitale-zeri-i-kultures-episodi-9
Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës

Duke u përballur me një rritje të shkeljeve të të drejtave dixhitale, 19 organizata nga Evropa Juglindore, kanë bashkuar forcat në një rrjet të krijuar pas pandemisë, që synon të avancojë mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe të adresojë sfidat që vijnë nga përdorimi i gjerë i teknologjive të avancuara në shoqëri.

Nisma është e para e këtij lloji, e fokusuar në sfidat e të drejtave digjitale në Evropën Juglindore. Shqipëria përfaqësohet nga Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) dhe në këtë seri të podcast-eve “Zëri i Kulturës” do të diskutojmë me Blerjana Bino dhe Orkidea Xhaferraj mbi situatën në Shqipëri në raport me të drejtat digjitale.

Drejtuesja e Qendrës SCiDEV Blerjana Bino dhe Livia Kreko, producente podcast-esh Media Amfora. Foto: Media Amfora

Autor: Geri Emiri
Producente Podcast-esh: Livia Kreko

Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar