Kakomeja pas revoltës: Historia e një gjiri të rihapur pas 20 vitesh

Mes kodrave me bimësi mesdhetare dhe ujërave të Jonit, Gjiri i Kakomesë shpalos një prej peizazheve më tërheqëse të bregdetit jugor shqiptar. Pas më shumë se dy dekadash me akses të kufizuar, Kakomeja është rihapur për qytetarët, duke rikthyer vëmendjen te një gji ku bukuria natyrore, trashëgimia dhe gjurmët e një historie të trazuar bashkëjetojnë në të njëjtin peizazh.

Pelegrinët largohen, mbetjet mbeten në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Pelegrinazhi pesëditor në Malin e Tomorrit mblodhi mijëra besimtarë, por pas përfundimit të tij mbetje të shumta mbetën të shpërndara në territorin e Parkut Kombëtar. Situata rikthen në vëmendje masat për menaxhimin e mbetjeve gjatë një aktiviteti masiv në një zonë të mbrojtur dhe përgjegjësinë qytetare.

Lëndë plasëse në Durrës, rasti i tretë në rreth një vit e gjysmë

Një sasi lënde plasëse, e lidhur me një aparat celular, u gjet në lagjen nr. 3 të Durrësit dhe u çaktivizua nga specialistët xhenierë të RENEA-s. Ky është rasti i tretë i lidhur me eksploziv në qytet në rreth një vit e gjysmë, ndërsa ngjarja vjen vetëm 24 orë pas kërcënimeve për bomba ndaj disa institucioneve në vend.

Ndahet nga jeta Kujtim Buza, piktori që i dha shpirt peizazhit

Kujtim Buza u nda nga jeta pas një veprimtarie shumëvjeçare në artet figurative shqiptare, duke lënë gjurmë veçanërisht në gjininë e peizazhit, ku natyrën, dritën dhe ngjyrën i shndërroi në ndjenjë e poezi në telajo. I biri i piktorit Abdurrahim Buza, u rrit pranë artit, por ndërtoi stilin e vet krijuese, duke i dhënë peizazhit shqiptar një identitet që kolegët e lidhin me ndjeshmërinë, atmosferën dhe shpirtin e krijimtarisë së tij.

 Pesë vatra zjarri aktive në vend, evakuohen katër familje në Mallakastër

Pesë vatra zjarri mbeten aktive në vend nga 28 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa katër familje janë evakuuar përkohësisht në Mallakastër për arsye sigurie. Situata paraqitet problematike edhe në zonën e Dajtit, ku vijojnë ndërhyrjet nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Vandalizohet kisha që bashkon të krishterë e myslimanë

Kisha e Shën Thanasit në fshatin Sinicë është vandalizuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë dëmtuar ikonat dhe objekte të tjera brenda saj. E shkatërruar gjatë regjimit komunist dhe e rindërtuar nga banorët kisha konsiderohet e shenjtë nga komuniteti dhe bashkon rreth saj të krishterë e myslimanë.