Vatra të reja dhe riaktivizime, zjarret vijojnë në disa zona të vendit

Zjarre të reja janë shfaqur në disa zona të vendit, ndërsa vatra të tjera janë riaktivizuar pas ndërhyrjeve të ditëve të fundit. Situata vijon të kërkojë ndërhyrje në Pukë, Dibër, Mirditë dhe në Malin e Dajtit, ndërsa strukturat e emergjencave po mbajnë nën monitorim edhe zona ku zjarret janë izoluar.

Policia Bashkiake gjobit për mbetjet, Durrësi mes papastërtisë dhe plehrave në rrugë

Ndërsa në Durrës kanë nisur gjobat për depozitimin e parregullt të mbetjeve, në disa zona të qytetit kontejnerët vijojnë të jenë të tejmbushur dhe mbetjet përfundojnë në rrugë. Për menaxhimin e mbetjeve bashkia ka në buxhet mbi 950 milionë lekë për vitin 2026, ndërsa problematika nxiti së fundmi edhe protestën e banorëve të Spitallës për grumbullimin e tyre pranë banesave.

35 vjet pas eksodit, arti e rikthen Durrësin në skenën e kujtesës

Një performancë poetike, e bazuar në librin “Hartë memece për të mbyturit”, të shkrimtarit Arjan Leka, e ktheu bregdetin e Durrësit në një skenë kujtese për 35-vjetorin e eksodit shqiptar. Përmes poezisë, teatrit dhe instalacionit artistik, artistët sollën në vëmendje tragjeditë e atyre që humbën jetën në det, por edhe pyetjen që mbetet ende aktuale: Pse shqiptarët vazhdojnë të largohen edhe sot?

Zjarri i përmasave të mëdha në Shkozet, dyshime për praninë e fishekzjarreve në magazinë

Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se zjarri që ndezi për djegien e barishteve doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një magazinë private në zonën e Shkozetit. Dyshohet se në godinë ruheshin fishekzjarre, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa prania e mundshme e materialeve piroteknike ngre pikëpyetje për shkak të kufizimeve ligjore që zbatohen në Shqipëri.

Harta e re territoriale me 46 bashki pritet me protesta dhe kundërshtime

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projektligjin për Reformën Administrativo-Territoriale, i cili propozon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46. Kundër projektit janë shprehur drejtues të bashkive që preken nga ndryshimet, ndërsa në Poliçan qytetarët protestuan kundër shkrirjes së bashkisë.

Raporti amerikan, krimi dhe korrupsioni mbeten sfidat kryesore në Shqipëri

Raporti i fundit amerikan për sigurinë në Shqipëri vlerësoi se kriminaliteti, korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe sulmet kibernetike mbeten ndër sfidat kryesore për vendin. Ai është hartuar për të informuar qytetarët, bizneset dhe institucionet amerikane mbi mjedisin e sigurisë në Shqipëri.