Rrënimi i shtëpive karakteristike të Beratit

FOTOLAJM/
Shtëpi karakteristike brenda Kalasë së Beratit. Qyteti i “një mbi një dritareve” dallon me ansamblet e lagjeve Mangalem, Kala e Goricë. Prej vitesh banesat në qytetin-muze që është pjesë e UNESCO-s që prej vitit 2008, përballen me largimin e banorëve apo mungesën e restaurimeve, duke sjellë degradimin e një pjese të banesave. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Gjirokastër.