Rënia e Kështjellës së Skënderbeut në Rodon

“Kultura në 1 Minutë”/ Episodi 25

Kepi i Rodonit është një gadishull që futet në brendësi të Detit Adriatik dhe ruan me fanatizëm një peizazh natyror përrallor. Mendohet se në antikitet kjo ka qenë një zonë e shenjtë dedikuar Redonit, hyjnisë ilire të ujërave, detit dhe tërmeteve.

Për më shumë ndiqni videon e publikuar këtu

Sot aty gjendet Kisha e Shën dhe në vitin 1451 Skënderbeu ndërtoi aty një kështjellë dhe një skelë që t’i siguronin daljen në det. I njohur edhe si Kepi i Muzhlit të Skënderbeut, sot një pjesë e saj është mbuluar nga uji, ndërsa afërsia me Lumin Ishëm e ka kthyer zonën në një kontejner mbetjesh urbane.