Ndani përvojën tuaj: Detyrimi ushqimor në Ballkan

Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative (BIRN), mediat partnere dhe Amfora duan të mësojnë nga prindërit e divorcuar në Ballkan për procesin gjyqësor të përfitimit të mbështetjes financiare, pensionit ushqimor për fëmijën dhe nëse kanë mundur ta përfitojnë atë. Plotësoni pyetësorin më poshtë dhe na ndihmoni të raportojmë për këtë histori.

Si ishte procesi i vendosjes së mbështetjes financiare dhe pensionit ushqimor për fëmijën tuaj? A keni mundur të merrni kompensim në bazë të urdhrit të gjykatës?

Ne dëshirojmë të dëgjojmë nga prindërit e divorcuar/të ndarë në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci, të cilëve u është dhënë detyrimi ushqimor për fëmijët e tyre.

Shikoni më poshtë për më shumë informacion se si të merrni pjesë.

Gjërat kryesore që duam të dimë:

Si ishte procesi?

Sa zgjati procesi?

Cili është lloji i detyrimit ushqimor?

Shuma e detyrimit ushqimor?

Problemet?

Ne nuk do të publikojmë asnjë dokument ose emër pa pëlqimin paraprak dhe nuk planifikojmë të përdorim shembuj specifikë, por përkundrazi të tregojmë probleme më të përgjithshme, sistematike. Përgjigjet tuaja janë të sigurta dhe të koduara.

Historitë tuaja do të përdoren për të na ndihmuar me një investigim të vazhdueshëm.

Si të merrni pjesë?

Për të ndarë me ne përvojën tuaj, thjesht plotësoni këtë formular. Pyetësori është në dispozicion në anglisht, por edhe në gjuhën shqipe, boshnjake/kroate/malazeze/serbe dhe maqedonase.

Mund të na kontaktoni edhe me email:  readerstories@birn.eu.com.

Ose mund të na kontaktoni në rrjetet sociale:

FB: @balkaninsight

TW: @balkaninsight

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar