Rishikimi i historisë: Si i vlerësoni tekstet shkollore?

Media Amfora pyet herë pas here audiencën e saj dhe kërkon informacione, opinione dhe sugjerime për tema që lidhen me trashëgiminë kulturore, arkeologjinë dhe historinë. Na ndihmoni që të raportojmë duke plotësuar pyetësorin e publikuar më poshtë.

Tekstet shkollore janë vendosur shpeshherë në qendër të diskutimeve për trajtimin e historisë dhe fakteve që lidhen me periudha apo figura të caktuara.

Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve. 

Më 2 mars 2021 u botua në Fletoren Zyrtare vendimi për marrëveshjen e bashkëpunimit midis Këshillit të Ministrave dhe qeverisë turke për bashkëpunimin në fushën e arsimit, e cila përfshin ndër të tjera shkëmbimin e përvojave midis dy vendeve për përmirësimin e materialeve arsimore,  një kërkesë e hershme kjo e qeverisë së Turqisë, sidomos për trajtimin e pushtimit osman në tekstet shkollore. 

Për të raportuar më shumë rreth kësaj teme, Media Amfora fton nxënësit, mësuesit dhe prindërit që të ndajnë me ne përvojën e tyre si dhe të na informojnë për raste konkrete të pasqyrimit të shtrembër ose të pasaktë të fakteve historike që ata kanë identifikuar. 

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe në Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 15 janar 2023.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar