Çfarë po ndodh në fshatin Mal Bardhë?

https://soundcloud.com/user-374913032/seria-1-cfare-po-ndodh-ne-fshatin-mal-bardhe

Fshati Mal Bardhë ndodhet në pjesën perëndimore të malit të Milotit, me një popullsi me rreth 1400 banorë. Në këtë fshat ndodhet një rezervuar me kapacitet  94m kub ujë dhe i cili duhet të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e zonës por edhe institucionet të cilat janë në shërbim të banorëve. Që prej ndërtimit të tij, rezervuari nuk është restauruar asnjëherë. Situata e rezervuarit është amortizuar edhe më tepër pas tërmetit të nëntorit 2019.

Endri Kola dhe Nensi Dragoti na rrëfejnë më shumë mbi këtë problematikë në serinë e parë të podcastit titulluar, “Rikonstruksioni i Rezervuarit të fshatit Mal Bardhë”. Ky podcast përbëhet nga tre seri, për të pasqyruar më mirë situatën në këtë komunitet.

Iniciativa “Rikonstruksioni i Rezervuarit të fshatit Mal Bardhë” po zbatohet nga Endri Kola, me qëllim angazhimin qytetar për zgjidhjen e problematikave komunitare dhe mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Producente: Livia Kreko

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.