Jeni i shqetësuar për dëmet në turizëm dhe arkeologji? Na ndihmoni t’i raportojmë

Përmes kësaj thirrje, Media Amfora fton të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete të dëmtimit të objekteve arkeologjike, monumenteve të kulturës dhe turizmit në qytetet tona.

Në njërën prej guidave të saj turistike, Bashkia e Durrësit, një prej qyteteve turistike të vendit, i fton vizitorët me një premtim:  “Durrësi, qyteti ku deti lag antikitetin”.

Vetëm 35 kilometra larg kryeqytetit dhe me rrënjët e shtrira në mbi 3 mijë vjet histori, Durrësi është ndoshta qyteti më i rëndësishëm në Shqipëri që mund të ndërthurte turizmin me arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore.

E megjithatë, arkeologjia, trashëgimia kulturore dhe sektori i turizmit janë përballur në dekadat e fundit me neglizhencë dhe dëmtime të qëllimshme, duke rrezikuar dhe humbur përgjithmonë disa prej pasurive më të çmuara kombëtare.

Ne presim gjithashtu tema apo sugjerime, por edhe dokumente apo fotografi, të cilat do të na ndihmonin që të investigojmë më mirë çështjet e mësipërme si dhe të mbajmë përgjegjës institucionet – në rastet kur ato mbyllin sytë ndaj dëmtimeve apo më keq, i shkaktojnë ato.

Ne duam gjithashtu t’ju sigurojmë se përgjigjet tuaja do të lexohen vetëm nga gazetarët e stafit tonë dhe të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, nëse nuk merret më parë miratimi juaj.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: info@amfora.al ose bloguamfora@gmail.com, si edhe rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, ju mund të plotësoni formularin më lart përgjatë periudhës Korrik – Dhjetor 2021.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar