Modele: E shkuara dhe të rinjtë
“Zëri i Kulturës” / Episodi 19

Grafiku ilustrues i episodit nr. 19 të podcasteve “Zëri i Kulturës”
Podcasti i radhës i ciklit “Zëri i Kulturës” i dedikohet përsëri nismës “Qyteti që Rrëfen”, e cila ka identifikuar modele nga e kaluara, që lidhen me patriotizmin, filantropinë, sportin dhe përkushtimin ndaj komunitetit.
Këto modele janë parë me interes nga të rinjtë, të cilët janë angazhuar për dokumentimin e kontributit të tyre, duke sjellë historitë e themeluesve të futbollit në Durrës dhe të disa sporteve të tjera, patriotëve që ndihmuan për shpalljen e pavarësisë së vendit dhe arsimtarëve të përkushtuar.
Arlis Muka dhe Bekër Sijoni janë 2 nga të rinjtë e Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, që ka ndërmarrë nismën “Qyteti që Rrëfen”, e cila po realizohet në bashkëpunim me Median Amfora dhe me mbështetjen e Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, të cilët rrëfejnë eksperiencën e tyre përgjatë nismës.