“Qyteti që Rrëfen”, përmbledhja për herë të parë e historive të familjeve durrsake

“Qyteti që Rrëfen” është nisma që synon të dokumentojë historitë e familjeve të vjetra të Durrësit dhe të figurave që ngritën lartë emrin e tyre në disa fusha, si në mjekësi, diplomaci, tregti, arsim dhe në lëvizjen patriotike.

Nisma “Qyteti që Rrëfen” ka dokumentuar historitë e 6 familjeve të vjetra në Durrës, duke i përmbledhur në një format kreativ, të quajtur pasaporta e familjes dhe që synon të orientojë të rinjtë drejt të kaluarës, me qëllim që të vlerësojnë të tashmen. 

Ajo u ndërmor nga të rinjtë e Grupimit Informal “Busulla e Trashëgimisë”, të apasionuar pas kulturës dhe trashëgimisë kulturore, në bashkëpunim me ekipin e Medias Amfora, përmes mbështetjes së Leviz Albania, një Projekt i agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, SDC.

Që nga krijimi i gjashtë pasaportave për familjet më të vjetra, tek takimet me trashëgimtarët e familjeve, podcastet dhe videot, të gjitha janë krijuar me qëllimin që të rinjtë të njohin edhe më shumë të shkuarën dhe kontributin e familjeve më në zë të qytetit. 

Nisma është mikpritur nga pasardhësit e familjeve të vjetra, të cilët jo vetëm që kanë ndihmuar në mbledhjen e të dhënave, por ndihen të vlerësuar që për herë të parë u realizua kjo iniciativë. Për më shumë ndiqni videon përmbledhëse për nismën e ndërmarrë.

Redaksia - Amfora.al

Amfora.al është një media online kushtuar arkeologjisë dhe monumenteve të kulturës në Shqipëri, me fokus në qytetin e Durrësit. Ne synojnë informimin e qytetarëve për zhvillimet mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e redaksisë së Medias Amfora.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *