“Mbaj distancën fizike, por jo shpirtërore”, nisma për familjet në nevojë

Të rinjtë në qytetin e Durrësit ndihmuan familjet në nevojë, duke i dhuruar pako ushqimore dhe veshje në prag të ndërrimit të viteve.

Nisma e tyre u shtri në qytet dhe zonat periferike, si në Porto-Romano, Spitallë, Shkozet, Ish-Kënetë dhe Plazh.

Midis reshjeve të dendura të shiut një ditë përpara natës së ndërrimit të viteve u shpërndanë disa pako me ushqime dhe veshje. Një kujdes i veçantë ishte për fëmijët, të cilëve ju dhuruan veshje dhe lodra të ndryshme.

Fokusi i këtij viti ishte ndihma ndaj familjeve në nevojë që po përjetojnë edhe pasojat ekonomike si pasojë e izolimit dhe ndikimeve nga pandemia e COVID-19.

Nisma e bamirësisë u ndërmor për të katërtin vit radhazi nga Amfora Media Group, “Bicycle Durrës”, Qendra Durrësi Aktiv dhe Shoqata “JETA, kafshët dhe njerëzit”.

Asaj ju bashkuan edhe qytetarë, si: Elona Kodra, Elton Bodlli, Indrit Balliu, Mariglen Qorri, “Teela Love”, Lindita Topalli, etj., biznese, si: “Gert keçi – Decoration”, “Parukeri Rovena Manasterliu Karapici”, etj., si edhe Shoqata Gender, Paqe e Siguri.