Derdhja e ujërave të zeza përgjatë Shëtitores ‘Taulantia’–Currila, Durrës

Ky është reportazhi i parë nga pesë të tillë, të realizuar në kuadër të projektit “Durrësi aktiv për një bregdet të pastër”, zhvilluar nga Qendra Durrësi Aktiv dhe mbështetur nga “Lëviz Albania”.

Projekti synon nxitjen e aktivizmit qytetar në vendimmarrjen e pushtetit lokal, për të sjellë zgjidhjen e problemit të derdhjes së ujërave të zeza në lagjen numër 1 të qytetit, përgjatë shëtitores “Taulantia” dhe plazhit të Currilave.

Video-reportazhi u realizua nga Amfora Production.

Ideja dhe zbatimi: Geri Emiri, producent.

Zëri dhe përkthimi i reportazhit: Livia Kreko .

Ai u realizua më datë 31 gusht 2018.

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.