Investimet publike, Bashkia Durrës diskriminon përdoruesit e biçikletës
Kjo është seria e dytë nga 3 video-dokumentar të shkurtër, me karakter gazetaresk, realizuar në kuadër të projektit “Lëviz për korsitë, pedalo i sigurt”, zbatuar nga Bicycle Durrës, me mbështetjen e Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Video-dokumentari i shkurtër paraqet mungesën e infrastrukturës dedikuar biçikletave në qytetin e Durrësit, duke sjellë fakte eksluzive se si është abuzuar me fondet publike në ato pak korsi që janë ndërtuar për biçikletat.
Video-dokumentari analizon investimet e fundit publike që sipas specialistëve janë projektuar jashtë rregullave teknike dhe pasqyron pasojat për jetën e biçiklistëve nga mungesa e infrastrukturës.
Producent dokumentari: Geri Emiri.
Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP.