Sa të rrezikuara janë banesat “monument kulture” në Shqipëri?

Media Amfora fton pronarët/ banorët e shtëpive të listuara si monumente kulture, por edhe ekspertët apo restauruesit, si edhe vizitorët, që të ndajnë shqetësimet e tyre në lidhje me rrezikun që u kanoset këtyre banesave të trashëgimisë kulturore.

————-

Media Amfora dëshiron të dëgjojë pronarët dhe banorët e shtëpive të listuara si monumente kulture në Shqipëri, por edhe ekspertët apo restauruesit, të cilët kanë dëshirë të ndajnë me ne përvojën e tyre si dhe të na ndihmojnë në raportimin e ardhshëm mbi rrezikun që u kanoset shtëpive monument kulture në Shqipëri.  

Ne konsiderojmë banesa monument kulture:  

  • Shtëpitë e shpallura monument kulture në Berat dhe Gjirokastër;  
  • Banesat tip “kullë” të ndërtuara kryesisht në veri të vendit; 
  • Vilat e ndërtuara në fillim të shekullit të kaluar në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Durrës; 
  • Shtëpitë muzeale ku kanë jetuar njerëz të shquar.

Çështjet kryesore që duam të dimë: 

  • Çfarë e rrezikon shtëpinë/ vilën tuaj të listuar si monument kulture? 
  • A keni përfituar ndonjëherë nga projektet e restaurimit? 
  • Nëse po, si e vlerësoni ndërhyrjen/ restaurimin e bërë? 

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë edhe si ekspert apo vizitor, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: info@amfora.al ose bloguamfora@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më 30 nëntor, ora 24:00. 

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109