Kanalet e ‘ujërave të zeza’, vatër sëmundjesh dhe ndotës të mjedisit
Kjo është seria e parë nga 3 video-dokumentar të shkurtër, me karakter gazetaresk, realizuar në kuadër të projektit “Qytetarët e Durrësit aktorë dhe faktorë në vendimmarrjen lokale”, që po zbatohet nga Qendra Durrësi Aktiv, përmes mbështetjes së “Lëviz Albania”, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Video-dokumentari i shkurtër sjell rrëfimet e banorëve që prej vitesh përballen me infeksionet dhe aromën mbytëse, teksa mjekët tregojnë pasojat në shëndet dhe specialistët e mjedisit theksojnë ndikimet negative në ekosistem, si edhe nevojën për marrjen e masave në 3 zonat urbane dhe industriale, Shkozet, Ish-Kënetë dhe Porto-Romano.
Producent dokumentari: Geri Emiri
Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP