Mungesa e ndriçimit publik, nxitës i sulmeve dhe ngacmimeve seksuale

Kjo është seria e parë nga 3 video-dokumentar të shkurtër, me karakter gazetaresk, realizuar në kuadër të projektit “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat”, mbështetur nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Video-dokumentari i shkurtër paraqet dëshmi eksluzive mbi ngacmimet dhe sulmet seksuale që nxiten nga mungesa e ndriçimit në Zonën e Stadiumit në Durrës.

Ajo pasqyron edhe të dhënat e mbledhura nga anketimi i zhvilluar me gjimnazistët e disa prej shkollave të mesme në zonë, që raportojnë përjetimet në rrugët e lëna në terr nga Bashkia Durrës.

Producent dokumentari: Geri Emiri

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP