Abuzime me tenderat dhe investime të pakta, mungesa e ndriçimit favorizon edhe ngacmimet seksuale

Kjo është seria e dytë nga 3 video-dokumentar të shkurtër, me karakter gazetaresk, realizuar në kuadër të projektit “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat”, mbështetur nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Video-dokumentari i shkurtër analizon punët publike, duke zbuluar fakte ekskluzive që lidhen me ndryshimin e destinacionit të fondit për ndriçimin dhe abuzime me paratë publike, në projekte të caktuara që lidhen me infrastrukturën.

Niveli i investimeve nga Bashkia Durrës trajtohet me detaje, duke u njohur me raportin midis qendrës dhe periferisë, si edhe fondin e rakorduar çdo vit për këtë shërbim publik.

Sulmet dhe ngacmimet seksuale ilustrohen përmes të dhënave të marra nga policia dhe prokuroria, që sipas njohësve të fushës janë fenomene që nxiten edhe nga mungesa e ndriçimit.

Gjithashtu banorët dëshmojnë se si pasojë e mungesës së ndriçimit kanë rënë pre e ngjarjeve kriminale.

Producent dokumentari: Geri Emiri

Amfora Production – Pjesë e AMFORA MEDIA GROUP