Rindërtohet “Mozaiku me Hipokamp” në Durrës

“Mozaikut me Hipokamp” është rindërtuar në pavijonin e Muzeut Arkeologjik Durrës, pranë monumenteve më të rëndësishme të zbuluara ndër vite, në 1/4 e sipërfaqes së tij reale. Restauratorët Qazim Kërtusha​ dhe ​Ivo Moja, në vitin 2018 rindërtuan një pjesë të mozaikut që ka sipërfaqe rreth 50 metër katror dhe aktualisht gjendet nëntokë, në lagjen numër 5 të qytetit të Durrësit.

Mozaiku u zbulua në vitin 1947 nga arkeologu Vangjel Toçi dhe pas konservimit të tij, ai ka qëndruar për shumë vite i mbuluar me rërë. Në fund të viteve’ 80, mozaiku u rihap nga arkeologu Moikom Zeqo, i cili ka kryer dokumentimin dhe mbulimin e tij.

Në vitin 2016 Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njoftoi se mozaiku u mor në mbrojtje, me qëllim që të shpallej monument kulture pasi rrezikohet nga ujërat nëntokësore dhe nevojitet një investim për përmirësimin e gjendjes së tij.

Mozaiku me motive marine i përket shekullit I Para Erës Sonë dhe sot ende nuk janë marrë masa konkrete për hapjen e tij, verifikimin e gjendjes dhe ndërhyrjes për drenazhimin e ujërave nëntokësore që sipas ekspertëve janë me trysni të lartë në Durrës dhe mund të kenë dëmtuar një pjesë të mozaikut.

 

 


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109