Na tregoni për dhunën, jepini zë historive të grave dhe vajzave 

Amfora kërkon të mësojë më shumë për dhunën me bazë gjinore përmes mbledhjes së të dhënave të përgjithshme. Ndani historinë tuaj personale apo të të njohurve tuaj, duke ruajtuar anonimatin dhe duke ndihmuar në përkufizimin e këtij fenomeni në shoqërinë tonë.

Grafikë ilustruese nga Amfora

Dhuna me bazë gjinore është e përhapur në vendin tonë dhe kryesisht viktimat janë gratë ose vajzat, që bien pre e saj brenda dhe jashtë familjes. Media Amfora kërkon të mësojë më shumë mbi këtë fenomen përmes të dhënave të përgjithshme.

Nëse jeni një viktimë e dhunës, i afërm, qytetar apo ekspert, jepini zë këtyre historive duke ruajtuar 100% anonimatin, ne duam të mësojmë në tërësi për eksperiencën tuaj, me qëllim njohjen e karakteristikave të saj.

Gjithashtu ne duam të kuptojmë nëse viktimat apo të afërmit e kësaj dhune kanë përdorur aplikacione për raportimin e saj. Na ndihmoni duke u bërë pjesë e artikullit tonë përmes plotësimit të pyetësorit të mëposhtëm, që ruajtun tërësisht anonimatin tuaj.