Përmbytjet pasohen nga një valë protestash

Reshjet e javës së kaluar sollën përmbytje dhe situata emergjente në disa qarqe të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në ditët në vijim, u shënuan protesta në disa bashki, ku qytetarët shprehën pakënaqësi lidhur me menaxhimin e situatës dhe kërkuan zgjidhje e përgjegjësi institucionale.

Vlora në kolaps për ujë: 2026 rrezikon ta gjejë qytetin pa zgjidhje

Qyteti i Vlorës po kalon ditën e katërt pa furnizim me ujë të pijshëm pas një defekti në tubacionin kryesor të transmetimit. Ndërsa ujësjellësi flet për një zgjidhje të afërt, qytetarët e cilësojnë situatën si kolaps dhe paralajmërojnë rrezik për vitin 2026.

Fatura e mungesës së ujit: Dëme, protesta dhe zhgënjim turistik

Kriza e furnizimit me ujë të pijshëm këtë verë ka goditur jo vetëm banorët e zonave rurale dhe urbane, por edhe sektorin turistik nga Durrësi në Vlorë. Protesta, dëme ekonomike dhe ankesa masive shënuan sezonin e nxehtë, ndërsa ujësjellësit justifikohen me defekte dhe rrjetet e amortizuara.

Bilanci i zjarreve: Dy kisha u dëmtuan dhe një manastir u rrezikua

Dy kisha, njëra prej të cilave monument kulture u dëmtuan nga rënia e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës u rrezikua pasi oborri i tij u përfshi nga flakët. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit bëri me dije se po mbahen nën monitorim monumentet e kulturës në zonat ku ka vatra zjarri.

Zjarri dëmtoi “Kishën e Profetit Ilia” në Tepelenë

Zjarri i rënë në çatinë e “Kishës së Profetit Ilia” në fshatin Lekël të Tepelenës solli dëmtimin e plotë të saj, por nuk depërtoi brenda objektit të kultit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 37 vatra zjarresh, 30 prej të cilave janë ende aktive. 

Orikumi antik, “ishulli arkeologjik” i kërcënuar nga ushtria dhe piratët!

*Autor: Geri Emiri | Porta Vendore | Vlorë Në rrugën përbri plazhit të Orikumit, syri të rrok nga Gadishulli i Karaburunit deri në Vlorë. Rruga panoramike ndërpritet nga një portë hekuri! Duket sikur të fton për lundrim detar. Përbri saj, në të dyja anët qëndrojnë dy fener, njëri jeshil dhe tjetri i kuq. Janë ata karakteristikët, që i orientojnë … Continued