Kuvendi miraton ligjin që lejon parqet eolike në tokat bujqësore

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore që lejojnë vendosjen e parqeve eolike në toka bujqësore, me argumentin se do të nxisin zhvillimin e bujqësisë moderne dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme. Deputeti socialist Erion Braçe votoi kundër, duke argumentuar se toka bujqësore duhet të përdoret për prodhim ushqimor dhe jo për aktivitete industriale.

Organizatat e medias denoncojnë shtimin e presionit ndaj gazetarëve

Organizatat e medias ngritën shqetësime për përkeqësimin e klimës së lirisë së medias në Shqipëri. Sipas tyre, janë shtuar presioni, linçimi publik dhe përpjekjet për delegjitimimin e mediave, ndërsa shënjestrimi i gazetarit Gjergj Erebara dhe BIRN Albania përmendet si një rast ilustrues.

Ndalohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe dy punonjëse për përvetësimin e fondit të pensioneve

Hetimet në filialin e Postës Shqiptare në Durrës çuan në ndalimin e drejtoreshës, shefes së financës dhe arkëtares së institucionit. Sipas Policisë, ato dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale, ndërsa Posta Shqiptare kishte deklaruar më herët se rasti i konstatuara nuk kishte lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve.

Qeveria tërhiqet nga ligji për Investimet Strategjike, ndryshime në ligjin për Zonat e Mbrojtura

Qeveria do të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike dhe do të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura, pas kërkesave të Bashkimit Evropian për përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane. Deklaratat u bënë nga kryeministri Edi Rama dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ndërsa aktivistët i cilësuan ato si rezultat të protestave kundër projektit turistik në Zvërnec.

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove” 

Ajo që nisi si një reagim kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, brenda pak javësh u shndërrua në një lëvizje qytetare që mblodhi aktivistë, të rinj, familje, organizata dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Në ditën e 45-të të protestave, Amfora sjell kronologjinë dhe evolucionin e protestës të pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”, si një simbol i mbrojtjes së natyrës dhe pjesëmarrjes qytetare.

Sazani, ishulli që flet përmes natyrës

Ishulli i Sazanit është destinacioni më i madh ishullor i Shqipërisë, ku natyra, peizazhi dhe gjurmët e së kaluarës bashkëjetojnë në një hapësirë të vetme. I hapur për vizitorët që prej vitit 2015, ai është kthyer në një nga ndalesat më të veçanta të turizmit detar në vend.