Shoqëria Civile: Sulmet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve po ngushtojnë hapësirën qytetare

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë shprehur shqetësimin për shtimin e sulmeve publike ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve të angazhuar në debatin publik. Përmes një deklarate të përbashkët, ato kërkojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe hapësirës qytetare, duke u bërë thirrje institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të reagojnë për garantimin e standardeve demokratike në vend

Protesta para Kuvendit, aktivistë dhe një gazetare mes të shoqëruarve në polici

Protesta e zhvilluar të enjten përpara Kuvendit u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, përdorim të mjeteve për shpërndarjen e turmës dhe shoqërimin e dhjetëra personave. Mes tyre ishin aktivistë të lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe gazetarja e “Citizens.al”, Vjolanda Peca, çka solli reagime nga Organizatat e Shoqërisë Civile për mosrespektimin e lirisë së tubimit dhe të medias.

Përmirësime në letër, pasiguri në terren për gazetarët 

Treguesit për Nivelin e Lirisë së Medias, së bashku me Indeksin e Sigurisë së Gazetarëve për vitin 2024, tregojnë se gazetaria e pavarur në Shqipëri mbetet nën presione strukturore, politike dhe ekonomike. Hapat proceduralë mbeten formalë dhe pa zbatim real, duke rrezikuar sigurinë e gazetarëve dhe funksionimin e medias në interes publik.

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Liria e shprehjes mbetet ndër sfidat kryesore të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Në raportin e publikuar më 16 tetor 2025, Komisioni Evropian thekson se vendi duhet të kalojë nga reformat formale te zbatimi real, duke garantuar mbrojtje efektive për gazetarët dhe transparencë në sektorin e medias.

Apeli i organizatave të medias përballet me kërcënime të tjera për punonjësit e medias

Sulmi verbal i kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, u dënua nga organizata ndërkombëtare të medias, por kjo i nuk ndaloi kërcënimet ndaj punonjësve të medias. Po fundjavën e shkuar gazetarja Marsi Korreshi dhe ekipi i Televizionit “Syri” u penguan dhe u kërcënuan që të mos raportonin një takim elektoral të kandidatit socialist për Bashkinë Rrogozhinë.