Restaurimi ricikloi të shkuarën, projekti i Muzeut Arkeologjik të Durrësit u rrudh në rikonstruksion

Katër vite pas nisjes së restaurimit me një fond prej 3.8 milionë eurosh të Bashkimit Evropian, Muzeu Arkeologjik i Durrësit u rihap me një muzealizim që në pjesën më të madhe riciklon konceptin e mëparshëm dhe pa transformimin digjital të premtuar. Projekti i zbatuar nga UNOPS-i u rrudh kryesisht në punime ndërtimore, ndërsa mungojnë pavijonet e planifikuara, laboratorët funksionalë dhe kushtet e përshtatshme për ruajtjen e mijëra artefakteve, një pjesë e të cilave vijojnë të mbahen në kontejnerë.

SPAK propozon qasje të re kundër krimit zgjedhor

SPAK i paraqiti Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore një paketë propozimesh për forcimin e luftës kundër krimit zgjedhor. Sipas drejtuesit të SPAK, Klodjan Braho, hetimet duhet të fokusohen te burimi i financimit dhe identifikimi i përfituesve realë të skemave të korrupsionit zgjedhor.

Dezinformimi si armë kundër aktivizmit mjedisor

Nga Zall-Gjoçaj në Pishë Poro-Nartë, konfliktet për hidrocentrale, projekte turistike dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura po shoqërohen me sulme në internet dhe narrativa diskredituese ndaj aktivistëve dhe banorëve. Në mungesë të provave konkrete, akuzat dhe përplasjet në rrjetet sociale synojnë ta largojnë debatin nga mbrojtja e mjedisit në sulme ndaj personave që kundërshtojnë këto projekte.

Bashkimi Evropian vlerëson me çmime gazetarët investigativ në Shqipëri

Bashkimi Evropian ndau 3 çmime për gazetarët që u vlerësuan për tregimet më të mira investigative në Shqipëri përgjatë vitit 2023. Vendi i tretë shkoi për gazetarët Geri Emiri, Aida Ciro dhe Aleksandar Dimitrievski nga Amfora.al, për artikullin që ekspozoi sfidat me të cilat përballen fermerët në Ballkan për aksesin në fondet e BE-së përmes Programit IPARD.

Gazetari Geri Emiri vlerësohet me çmim për shkrimet më të mira gazetareske

Platforma “Porta Vendore”, e ngritur nga Lëviz Albania, mbrëmjen e 17 qershorit ndau çmimet për shkrimet më të mira gazetareske të realizuara gjatë një viti dhe të publikuara në këtë platformë. Projekti financohet nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim dhe implementohet nga koaliconi i 3 organizatave shqiptare. Aktiviteti nxorri në pah mbështetjen që i … Continued