Si e vlerësoni cilësinë e plazheve ku pushuat këtë vit?

Media Amfora fton audiencën e saj që të shprehë eksperiencën e kaluar në plazhet e vendit këtë verë, duke nisur nga cilësia e shërbimit të ofruar në hapësirat publike ose private, deri tek rojet e plazheve dhe cilësia e ujit. Plotësoni pyetësorin dhe kontribuoni në raportimin tonë për cilësinë e plazheve për vitin 2023, bazuar në eksperiencën tuaj.

Skënderbeu, Nënë Tereza dhe krishterimi: Jepni vlerësimin tuaj

Imazhi i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ka nisur të shoqërohet vitet e fundit ngushtësisht me besimin fetar katolik, duke e zhveshur nga kontributi historik dhe fokusimi tek raporti i tij me krishterimin. Edhe Nënë Tereza, pavarësisht se identifikohet kryesisht për kontributin dhe frymën e saj humaniste në Indi dhe në vende të tjera, është pjesë … Continued

Trashëgimia kulturore me koncesion: Jepni vlerësimin tuaj

Muajt e fundit, qeveria shqiptare po çon përpara kontrata koncesionare me fondacione ose subjekte private për menaxhimin e disa prej pasurive kryesore arkeologjike apo të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit u krijua me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, (AADF) i cili ka mbështetur edhe hartimin … Continued

Shpreh opinionin tënd ose raporto për trashëgiminë kulturore dhe historike

Gazetarët kanë gjithmonë nevojë për raportimin tuaj! Ju tashmë ju mund t’i adresoni informacionet që keni në faqen e Medias Amfora përmes një platforme të sigurt, e njohur si Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar. Media Amfora ka gjithmonë nevojë për opinionin dhe informacionet që ju keni për trashëgiminë kulturore, historike, arkeologjinë dhe mjedisin. Ne publikojmë … Continued

Ndikimi turk përmes telenovelave: Ndani mendimin tuaj

Prej vitesh televizionet shqiptare transmetojnë seriale/telenovela të prodhuara në Turqi. Media Amfora kërkon të mësojë mbi vlerësimin tuaj për këto seriale, për të kuptuar më shumë për përmbajtjen dhe ndikimin e tyre.  Vitet e fundit, serialet/telenovelat turke transmetohen në televizionet kryesore të vendit dhe tashmë publiku shqiptar është familjarizuar me shumicën prej tyre, duke krijuar … Continued

Ballkani në TikTok: Kambana alarmi mbi qasjen e fëmijëve në aplikacion

Mosha minimale e kërkuar për të hapur një llogari në TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar mijëra fëmijë në Ballkan nën moshën 13 vjeç që të kenë qasje në aplikacionin me video të shkurtra. Një anketim i BIRN zbulon se prindërit dhe mësuesit po hasin vështirësi të qëndrojnë në krye të rreziqeve të … Continued

Bazilika Paleokristiane e Elbasanit: Një monument i harruar pranë qendrës së qytetit

Në qytetin e Elbasanit që prej vitit 2007 dolën në dritë rrënoja të një objekti kulti, përcaktuar si “Bazilika Paleokristiane Extra-muros”. Pavarësisht gërmimeve arkeologjike të shpeshta, monumenti pret dokumentimin e plotë dhe kthimin në të vizitueshëm. Pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, përbri pedonales dhe fshehur pas një lulishte, duken rrënojat e një bazilike paleokristiane. … Continued

A ruani ende sende të çmuara të trashëgimisë familjare? Ndani historinë tuaj

Media Amfora kërkon të flasë me qytetarë që zotërojnë sende të çmuara të trashëgimisë familjare apo që i kanë humbur ato me kalimin e viteve, për të mësuar mbi fondet private me vlera artizanale, etnografike dhe historike në Shqipëri.  Në të gjitha rajonet e Shqipërisë, tradita shekullore ka prodhuar veshje, objekte të çmuara, enë, vegla … Continued