Të gjitha projektet e restaurimit të çojnë në Durrës

This message is from excerpt

“Zëri i Kulturës” / Episodi 14

Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës

Media Amfora në kuadër të nismës “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar”, fton herë pas here audiencën të raportojë mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore, duke dhënë informacione apo sugjerime për tema që gazetarët tanë mund t’i ndjekin.

Shumë prej pyetjeve të mbërritura lidhen me procesin e restaurimit të monumenteve të kulturës pas tërmetit në rajonin e Durrësit. Në këtë seri të podcasteve “Zëri i Kulturës” do i jepet përgjigje këtyre pyetjeve, por jo vetëm!

Përmes intervistës me drejtorin e Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj, do të mësojmë edhe për projektet ambicioze për rijetësimin e trashëgimisë kulturore të qytetit, si zbulimi i plotë i amfiteatrit romak apo rikonstruksioni i Muzeut Arkeologjik Kombëtar Durrës.

Autor: Geri Emiri

Producente Podcast-esh: Livia Kreko

Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar