Ndikimi turk përmes telenovelave: Ndani mendimin tuaj

Prej vitesh televizionet shqiptare transmetojnë seriale/telenovela të prodhuara në Turqi. Media Amfora kërkon të mësojë mbi vlerësimin tuaj për këto seriale, për të kuptuar më shumë për përmbajtjen dhe ndikimin e tyre. 

Vitet e fundit, serialet/telenovelat turke transmetohen në televizionet kryesore të vendit dhe tashmë publiku shqiptar është familjarizuar me shumicën prej tyre, duke krijuar lidhje emocionale me ngjarje historike apo personazhe të caktuara. 

Këto seriale pasqyrojnë zhvillimet në Turqinë moderne apo ngjarjet historike nga e shkuara, duke formësuar opinione të ndryshme mbi realitetin kulturor apo një version të caktuar të historisë. 

Ekspasioni i telenovelave turke është interpretuar shpesh si një element i rëndësishëm i politikës së “fuqisë së butë” të Turqisë në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme, duke kontribuar në rritjen e ndikimit përmes gjuhës dhe kulturës. 

Ne duam të mësojmë më shumë për vlerësimin tuaj mbi këto seriale, përmbajtjen e tyre dhe raportin që keni krijuar me gjuhën dhe kulturën turke.

Ne duam gjithashtu t’ju sigurojmë se përgjigjet tuaja do të lexohen vetëm nga gazetarët e stafit tonë dhe të dhënat tuaja personale nuk do të publikohen në asnjë rast, nëse nuk merret më parë miratimi juaj.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: info@amfora.al ose amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 24 tetor 2022, ora 24:00.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikujt e publikuar bazuar në këto të dhëna dhe shkrime të tjera, mund të ndiqni kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar.

_________

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Ilustrim nga Media Amfora.