Si e vlerësoni cilësinë e plazheve ku pushuat këtë vit?

Media Amfora fton audiencën e saj që të shprehë eksperiencën e kaluar në plazhet e vendit këtë verë, duke nisur nga cilësia e shërbimit të ofruar në hapësirat publike ose private, deri tek rojet e plazheve dhe cilësia e ujit. Plotësoni pyetësorin dhe kontribuoni në raportimin tonë për cilësinë e plazheve për vitin 2023, bazuar në eksperiencën tuaj.

Në Shqipëri statistikat dhe deklaratat e qeverisë raportojnë se numri i turistëve po vjen gjithmonë e më shumë në rritje dhe sipas të dhënave të INSTAT-it, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Shqipëri hynë gati 5.2 milion shtetas të huaj ose 30.6 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2022.

“Numri i lartë” i turistëve gjatë periudhës së verës sjell dyndje në ultësirën perëndimore të Shqipërisë, përqendruar në plazhet e Shkodrës dhe Lezhës në veri, të Durrësit në rajonin qendror dhe në Vlorë në jugun e vendit, duke vijuar më tej përgjatë bregdetit jonian, deri në Sarandë.

Cilësia e ujit të plazheve dhe dendësia e rërës apo bregdeti i bukur shkëmbor është pjesë e ofertës turistike që vetë Shqipëria ofron, por nga ana tjetër bashkitë kanë përgjegjësinë për shërbimin në plazhet publike dhe subjektet private në hapësirat e marra me qira.

Ne duam të mësojmë nëse cilësia e rërës, ujit, shërbimi në plazhet publike dhe private, ka lënë mbresa tek ju apo nëse ju ka krijuar pakënaqësi në raport me standardet që ju kërkoni.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe “X” (ish-Twitter): @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 30 shtator 2023, ora 23:59.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar