A ruani ende sende të çmuara të trashëgimisë familjare? Ndani historinë tuaj

Media Amfora kërkon të flasë me qytetarë që zotërojnë sende të çmuara të trashëgimisë familjare apo që i kanë humbur ato me kalimin e viteve, për të mësuar mbi fondet private me vlera artizanale, etnografike dhe historike në Shqipëri. 

Në të gjitha rajonet e Shqipërisë, tradita shekullore ka prodhuar veshje, objekte të çmuara, enë, vegla muzikore dhe artefakte që dallojnë nga një krahinë në tjetrën.

Qytete si Berati apo Gjirokastra janë shquar për traditat zejtare, ndërsa nga Veriu në Jug të vendit mjeshtrat kanë prodhuar me duart e tyre orendi shtëpiake, zbukurime, veshje, një pjesë e të cilave janë trashëguar brez pas brezi. 

Shumë prej objekteve të çmuara të trashëgimisë familjare kanë humbur gjithashtu me kalimin e viteve, gjatë shpronësimeve të kryera nga regjimi komunist ose në fazën e parë të tranzicionit në vitet’ 90. 

Përmes këtij pyetësori, Media Amfora kërkon të flasë me qytetarë që zotërojnë sende të çmuara të trashëgimisë familjare apo që i kanë humbur ato me kalimin e viteve dhe dëshirojnë të ndajnë me ne historinë e tyre. 

Të dhënat e mbledhura do të na shërbejnë për të hulumtuar më tepër mbi fondet private të trashëgimisë në Shqipëri apo për trashëgiminë familjare të humbur për arsye nga më të ndryshmet. 

Ne konsiderojmë objekte të trashëgimisë familjare: 

Sende të ndryshme me vlerë artizanale, etnografike ose historike;

Pikturat, fotografitë, koleksione të ndryshme;   

Libra, dorëshkrime, dokumente historike, pulla;

Objekte arkeologjike, statuja, etj.

Çështjet kryesore që duam të dimë: 

  • Si i keni trashëguar këto objekte?   
  • Cila është historia dhe vlera e tyre?  
  • Në ç’rrethana i keni humbur ato? 

Ne presim të mësojmë më shumë nga ju, si edhe të marrim fotografi, video apo materiale të tjera që ju i dispononi dhe që mund të na ndihmojnë në hulumtimin tonë. 

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: info@amfora.al ose bloguamfora@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe Twitter: @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 5 shkurt 2022, ora 24:00. 

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar

_________

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Ilustrim nga Media Amfora. Objektet në sfond, nga ambientet e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) në Shqipëri.